Akademi Përkujtimore për Naser Shalën – Komandant Ftyra

Dje u mbajt Akademi përkujtimore në Malishevë në njëvjetorin e ndarje nga jeta të komandantit Naser Shala- Komandant Ftyra! Ishin të pranishëm personalitete të shquara të luftës, paqes, krerë fetarë, familjarë të dëshmorëve e invalidëve të luftës, përfaqësues të organjzatave të dala nga lufta dhe miq e bashkëveprimtarë nga të gjitha viset shqiptare!

 

 

 

Fjalë rasti mbajti: Fatnir Limaj. Ramush Haradinaj, Metush Kryeziu, Ekrem Kastrati duke ndarë momente të veçanta të njohjes dhe bashkëveprimit me komandantin! Një kumtesë me detajet e veprimtarisë sublime e jetës plot sakrifica e solli profesori Ibrahim Gashi! Moment i veçantë ishte fjala e djalit Bislimi i cili trashëgon emrin e babait të Naser Shalës i vrarë barbarisht nga forcat serbe! Në shenjë simbolike si trashëgimi e luftës brez pas brezi, gjenerali Agim Çeku i dhuroi djait uniformën e babait veteran! Kësaj akademie i dha dimension artistik të nivelit të lartë “Besiana&të mirët e kombit” të cilët sollën në skenë grupin koral me absolventën nga Gostivari, Tetova, Shkupi, Presheva, Prilepi, Vitia e Kaçaniku- Shqipërinë e bashkuar siq donte dhe ëndërronte komandanti! Ata interpretuan edhe këngët e Rilindjes Kombëtare “Për mëmëdhenë” dhe “O trima luftëtarë” !

 

 

 

“Legjendat këndoja me mall” u interprrtua nga Besiana Mehmedi duke përçuar kujtimin për kryeheroin Adem Jashari amanetin e të cilit e vazhdoi Naser Shala me shokët e idealit të cilët ishin të bindur se për liri duhet sakrifikuar çdo gjë, edhe jeta!

 

 

 

Me mjeshtëri të rrallë u interpretua poema “Zgjohu Kosovë” si thirrje për ndërgjegjësim kombëtar, si zë dhe kushtrim lirie, brengë për padrejtësitë historike dhe forcë e kujtesës! Pika kulminante ishte vepra e re artistike “UÇK- së trimat i shtohen” me tekst nga Faruk Tasholli, muzikë e orkestrim nga Edmond Zhulali, interpetuar nga Shkodran Tolaj, një dedikim tejet dinjitoz për Naser Shalën! Kjo akademi u mbyll në atmosferë mirënjohje për jetën dhe veprën e Komandantit i cili ishte një shembull se si duhet atdheu dhe Kosova!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit