Emisionet nga puna e TITAN USJE janë vazhdimisht nën kufijtë e përcaktuar me ligj

Që nga viti 2007, emisionet e TITAN USJE monitorohen 24 orë në ditë, 365 ditë në vit nga një sistem i pavarur dhe automatik monitorimi (pluhur total, SO₂ dhe NOx), të cilat kontrollohen nga organet kompetente. Kompania nuk ka mundësi të ndikojë në asnjë mënyrë në rezultatet.

• Prodhimi ndalet nëse filtrat nuk funksionojnë
Procesi teknologjik nuk lejon funksionimin e impiantit pa funksionimin e filtrave.

TITAN USJE nuk ndikon në rritjen e pranisë së grimcave PM10 në ajër
Matjet paralele të ajrit ambiental (grimcat PM10) brenda kompleksit të TITAN USJE nuk tregojnë ndërlidhje me gjendjen e ajrit ambiental të matur në stacione të tjera matëse, jashtë fabrikës së çimentos.

• Aktiviteti i kompanisë monitorohet vazhdimisht nga Inspektorati Shtetëror për Mjedisin

• Kur furrat e TITAN USJE punojnë, ato punojnë 24 orë
Për arsye teknologjike dhe biznesi, TITAN USJE operon gjatë gjithë ditës. Furrat ose punojnë vazhdimisht (24 orë), ose nuk punojnë fare.

• Prodhimi i çimentos është më intensiv gjatë muajve të verës sesa në dimër
Për shkak të kërkesës më të madhe sezonale për çimento, prodhimi është më i lartë gjatë muajve të verës sesa në dimër.

TITAN USJE fton qytetarët, organizatat joqeveritare, grupet qytetare dhe mediat që ta vizitojnë kompaninë në çdo kohë dhe të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet me interes publik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit