105 shoferë të sanksionuar në Shkup, konfiskohet një motoçikletë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë një aksioni të përforcuar në trafik në Shkup janë sanksionuar 105 shoferë për shkelje të ndryshme.

Kontrollet janë zhvilluar më 25 prill nga ora 12:00 deri në 20:00 në Qendra e Shkupit, Aerodrom, Bit Pazar dhe Çair, duke u fokusuar tek drejtuesit e motoçikletave dhe mjeteve të ngjashme.

Nga sanksionet: 50 janë për ngasje pa helmetë, 11 për drejtim pa patentë, 1 për kategori të papërshtatshme, 1 për mjet të paregjistruar, 8 për mungesë dokumentacioni dhe 33 për shkelje të tjera.

Gjatë aksionit është sekuestruar edhe një motoçikletë e paregjistruar për më shumë se gjashtë muaj.

Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të vazhdojnë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit