Mucunski takon për herë të parë Nikoll Varns pas Dialogut Strategjik në SHBA

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takim me ushtruesin e detyrës ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikoll Varns, që përfaqësonte takim të parë pas vizitës në SHBA në kuadër të sesionit të dytë nga Dialogu Strategjik.

Siç njoftoi MPJTJ, gjatë takimit u shpreh kënaqësia për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh. Mucunski riafirmoi angazhimin e Qeverisë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në marrëdhëniet ekonomike dhe potencialin për investime të reja.

Njëherësh, u bisedua edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare, situatat aktuale në kuadër të NATO-s, si dhe për sfidat aktuale të sigurisë.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua proceseve të reformave, duke përfshirë fushën e gjyqësorit, digjitalizimit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zbatimit të projekteve të infrastrukturës”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Në kushte të sfidave të rritura të sigurisë, siç shtojnë prej atje, bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO si faktorë kyçë për qëndrueshmëri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit