Mashtrim me veturë në Tetovë: “Seat Leon” shitet dy herë, dëmi 12 mijë euro

Një 36-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është mashtruar në një marrëveshje për shitjen e automjetit të tij “Seat Leon”.
Sipas tij, ai ia ka dorëzuar makinën një personi me inicialet B.F., me marrëveshje gojore për 12.000 euro. Por i dyshuari nuk ka kryer pagesën dhe ka ndërprerë çdo kontakt.
Më vonë, viktima ka zbuluar se automjeti i tij ishte shitur te një person i tretë për vetëm 7.000 euro. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.TS

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit