MPB njofton: S’ka nevojë të dorëzoni dëshmi për gjobat e paguara nga sistemi “Qyteti i Sigurt”

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se konfirmimet për sanksionet e paguara nga sistemi i trafikut “Qyteti i Sigurt”, të cilat janë paguar në bankë ose në mënyrë elektronike, nuk ka nevojë të dorëzohen në stacion policor. Sistemi i MPB-së është automatikisht i lidhur me sistemin e Ministrisë së Financave, ndërsa qytetarët janë të detyruar që gjatë pagesës të plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimit juridik në procesverbal. Kjo do të thotë se duhet të vendoset saktë numri unik i procesverbalit në pjesën “referencë numri” dhe “qëllimi i pagesës” në fletëpagesë.

Apelohet që qytetarët të mos i sjellin konfirmimet e pagesës në stacion policor, me qëllim kursimin e kohës së tyre dhe shmangien e turmave të panevojshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit