Izet Mexhiti, një nga krerët e koalicionit VLEN e ka vlerësuar marëveshjen me partnerët e qeverisë për Miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë duke potencuar se H-indeksi do të largohet dhe se vendet e punës mbrohen dhe krijohen mundësi për avancim të drejtë, informon portali “tetova1”.
“Bashkë me partnerët e qeverisë, arritëm marrëveshje për reformat e domosdoshme, për Miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Me këtë mbyllet epoka e formalizmit dhe vendoset meritokracia. H-indeksi largohet, vendet e punës mbrohen dhe krijohen mundësi për avancim të drejtë.
Universitetet në gjuhën shqipe pozicionohen si të barabarta dhe konkurruese, ndërsa investimi në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” konfirmon qartë prioritetin tonë për arsim cilësor.
Ky është vendim që shtyn përpara sistemin dhe garanton drejtësi për të gjithë”, ka shkruar Mexhiti. /tetova1/



