Shkup, 21.04.2026 – Fakulteti i Mjekësisë në Shkup nga sot funksionon me një zgjidhje të re dhe të qëndrueshme energjetike. Me donacion nga OKTA, në çatinë e Dekanatit të institucionit është vendosur një central fotovoltaik, i cili do të sigurojë energji elektrike të pastër, kursime të konsiderueshme dhe ndikim më të ulët ndaj mjedisit jetësor.
Bëhet fjalë për një central fotovoltaik me fuqi të instaluar prej 40,3 kWp, i cili në vit do të prodhojë rreth 54 MWh energji elektrike. Me funksionimin e tij do të shmanget emetimi i afërsisht 43,2 ton CO₂ në vit, që paraqet kontribut të rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve.
“Investimet në burime të ripërtëritshme të energjisë janë investim për të ardhmen. Jemi veçanërisht krenarë kur këto projekte realizohen në institucione që kanë rol kyç për shoqërinë dhe përgatisin kuadro që do të jenë profesionistët e së ardhmes. Me këtë donacion, Fakulteti i Mjekësisë në Shkup mori burimin e vet të energjisë së pastër dhe u bë institucion arsimor më i qëndrueshëm, duke përmirësuar punën e përditshme dhe duke ulur varësinë nga burimet e jashtme të energjisë”, deklaroi Dimitrios Pashos, drejtor ekzekutiv i OKTA-s.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, prof. dr. Svetozar Antoviq, theksoi se kjo investim ka rëndësi konkrete dhe afatgjate për funksionimin e institucionit.
“Me vendosjen e centralit fotovoltaik, fakulteti fiton burim të qëndrueshëm energjie, që do të ndikojë drejtpërdrejt në optimizimin e shpenzimeve dhe menaxhim më efikas të burimeve. Kjo na jep mundësi që mjetet t’i ridrejtojmë për përmirësimin e mësimdhënies, veprimtarisë shkencore-kërkimore dhe kushteve për studentët dhe stafin. Njëkohësisht, ky projekt është hap drejt pozicionimit të fakultetit si institucion modern dhe i përgjegjshëm që kontribuon aktivisht në mbrojtjen e mjedisit jetësor”, theksoi Antoviq.
Donacioni për Fakultetin e Mjekësisë është pjesë e strategjisë më të gjerë të OKTA-s për mbështetjen e institucioneve publike përmes investimeve në burime të ripërtëritshme. Në periudhën e kaluar, kompania ka realizuar disa projekte të rëndësishme, përfshirë instalimin e sistemeve fotovoltaike dhe zgjidhjeve me bateri në katër shtëpi në SOS Fshati i Fëmijëve në Shkup, me plan për përmbyllje të plotë energjetike të kompleksit deri në vitin 2027.
Me donacionet e kompanisë janë vendosur sisteme fotovoltaike edhe në Qendrën Trajnuese të MPB-së, shkollat shtetërore “Naum Ohridski” në Shkup, “Iskra” në Shtip dhe “Koço Racin” në Manastir, si dhe në shkollën fillore “Lazo Angellovski” në komunën Aerodrom.
Më herët, centrale fotovoltaike janë vendosur edhe në shkollën “Shën Kirili dhe Metodi” në Veles, në kopshtet “Gëzimi i Fëmijëve” në Gjevgjeli dhe “Hirushja” në Komunën Qendër në Shkup, si dhe në shkollat “Shën Kirili dhe Metodi” në Ohër dhe “Goce Dellçev” në Ilinden.
Kompania edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me realizimin e projekteve që krijojnë vlerë afatgjate për komunitetin dhe kontribuojnë për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme.
OKTA AD – Shkup është furnizuesi më i madh i karburanteve në vend, duke siguruar tregun me produkte me cilësi të lartë që përmbushin standardet më të fundit vendore dhe evropiane.
E themeluar në vitin 1978, kompania është lidere në tregtinë, furnizimin dhe distribuimin e derivateve të naftës në rajon. Si pjesë e HELLENiQ ENERGY, një nga grupacionet kryesore energjetike në Evropën Juglindore, OKTA vazhdimisht sjell njohuri ndërkombëtare, zgjidhje inovative dhe trende të avancuara teknologjike në punën e saj.
Përmes aktiviteteve të shitjes me shumicë, OKTA u shërben një portofoli të gjerë klientësh në vend dhe rajon, nga ndërmarrje të vogla deri te kapacitete të mëdha industriale dhe institucione qeveritare.
Falë përvojës shumëvjeçare dhe lidershipit në treg, kompania ka zhvilluar sistem të avancuar logjistik që mundëson furnizim të shpejtë dhe të sigurt me karburant.
Rrjeti i shitjes me pakicë i OKTA-s përbëhet nga pika moderne të benzinës të shpërndara në gjithë vendin, që ofrojnë produkte dhe shërbime cilësore për konsumatorët fundorë.
Në vitin 2018, si kompani e orientuar drejt inovacionit, OKTA e zgjeroi portofolin e saj edhe me prodhim, furnizim dhe menaxhim të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme.
Duke vendosur sigurinë si prioritet kryesor, kompania mbetet e përkushtuar ta zhvillojë veprimtarinë e saj me etikë dhe përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe mjedisit jetësor.




