Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në një postim në X, se Izraeli kurrë nuk e kishte bindur të hynte në luftë me Iranin.
Në postimin e tij, ai thekson se sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 i përforcuan mendimin e tij “të përjetshëm” se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore.
Trumpi duket se po trajton një pikë diskutimi që ka fituar terren brenda vendit, se Izraeli në një farë mënyre e mashtroi atë të hynte në një luftë me Iranin, pa një zgjidhje të lehtë.
New York Times, ka raportuar se këshilltarët më të ngushtë të Trumpit, përfshirë kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralin Dan Caine, ishin të shqetësuar me një parashikim izraelit të paraqitur nga kryeministri Benjamin Netanyahu para fillimit të operacionit.
Për më tepër, ish-kreu i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Joe Kent, ka thënë shprehimisht në dorëheqjen e tij, dhe shumë herë që atëherë, se ai beson se Izraeli përdori kanale të fshehta për të bindur administratën të nisë sulmet për të ndihmuar në arritjen e objektivave të veta.
Mirëpo Trumpi dhe Shtëpia e Bardhë e kanë mohuar vazhdimisht këtë.
Në të njëjtin postim, Trumpi ka sulmuar median për “gënjeshtra dhe histori të sajuara”, duke thënë se “rezultatet në Iran do të jenë të mahnitshme”.



