Janevska: Takim me palët, Ligji për Arsim të Lartë së shpejti në Kuvend

“Për procedurë parlamentare ka akoma kohë. Kam caktuar edhe një mbledhje për grupin e interesuar dhe kjo do të jetë e fundit. Siç e kam përmendur, Ligji tashmë është përmbyllur mirëpo është e drejtë ti dëgjojmë të gjithë ata që kanë kërkuar takim dhe më pas do të vazhdoj në procedurë qeveritare. Procedura qeveritare përfshin nevojën që sektori i legjislacionit ta kontrollojë edhe një herë ligjin, për të parë nëse ai është në përputhje me ligjet e tjera, nëse është hartuar siç duhet në gjuhën juridike e kështu me radhë. Më pas, në mbledhje të qeverisë dëgjohen të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar dhe, pasi të përfundojë kjo fazë, ligji kalon në procedurë parlamentare”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit