Fokus te reformat dhe investimet: Takimi i ministres Dimitrieska-Koçoska me Bankën Botërore

Në kuadër të Takimeve Pranverore të Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në Uashington, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska zhvilloi takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, duke theksuar se Banka Botërore mbetet një nga partnerët kryesorë të vendit për zhvillim dhe reforma.

Palët diskutuan për projektet aktive që fokusohen në financat publike, infrastrukturë, energji, arsim, mbrojtje sociale dhe bujqësi, me theks të veçantë në Kornizën e partneritetit 2024-2028 që parasheh mbështetje financiare dhe teknike për reformat në vend.

Gjithashtu, si prioritete u theksuan përmirësimi i shërbimeve publike, forcimi i sektorit privat dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Ministrja theksoi përkushtimin e Qeverisë për stabilitet makroekonomik dhe rritje të standardit jetësor për qytetarët.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Bankës Botërore konfirmuan gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen financiare dhe ekspertizën për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit