Azizi për provimin e Jurisprudencës: Do të zgjidhet në afat sa më të shpejtë, studentët do ta japin në gjuhën shqipe

 

Deputeti dhe përfaqësuesi i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për Ora24, në lidhje me provimin e Jurisprudencës tha se kjo çështje do të zgjidhet në afat sa më të shpejtë dhe studentët provimin do ta japin në gjuhën shqipe.

Ai theksoi se edhe qytetarët më të thjeshtë e dijnë se këtë çështje e ka lënë të pazgjidhur BDI.

“Komisionet e punës janë bërë, kjo çështje do të rrumbullaksohet, në afat sa më të shpejtë, pasi punohet intensivisht. Këto çështje i ngrejmë edhe ne. Edhe Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, kaloi në Qeveri tani do të kalojë në Kuvend. Edhe çështja e provimit të Jurisprudencës do të zgjidhet”, tha Azizi.

Ai gjithashtu theksoi se studentët janë mirëpritur në takim nga përfaqësuesit e VLEN-it dhe kanë marrë mbështetje për kauzën e tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit