Lutkov: Stobi është një lokalitet strategjik për kulturën dhe turizmin

Lokaliteti arkeologjik “Stobi” përfaqëson një nga pasuritë më të rëndësishme kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një shtyllë të rëndësishme të identitetit tonë kulturor, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, gjatë vizitës së sotme në lokalitet.

 

Ai theksoi se shteti e mbështet në mënyrë të vazhdueshme Institucionin Kombëtar Stobi, duke siguruar mjete të konsiderueshme buxhetore për mbrojtjen, konservimin dhe prezantimin e këtij kompleksi unik arkeologjik.

 

“Këtë viti, Ministria e Kulturës dhe Turizmit merr pjesë në financimin e programit vjetor të IK Stobi me gjithsej mbi 10 milionë denarë, me ç’rast mbështesim drejtpërdrejt hulumtimet arkeologjike, punimet konservuese dhe veçanërisht projektin për adaptimin e Stacionit të vjetër hekurudhor në një qendër moderne për vizitorë, i cili duhet të hapet në shtator”, theksoi ministri Lutkov.

 

Stobi, siç theksoi Lutkov, nuk është vetëm një lokalitet arkeologjik, por edhe një pikë strategjike për zhvillimin e turizmit tranzit, veçanërisht për shkak të afërsisë së tij me autostradën E-75, gjë që e bën një destinacion ideal për mijëra udhëtarë që kalojnë nëpër vendin tonë.

 

Ministri theksoi se potenciali i Stobit është njohur edhe nga organizata dhe fondacione ndërkombëtare nga SHBA-ja, Italia dhe Bullgaria. Donacionet që vijnë nga “XH. M. Kaplan Fond”, si dhe nga Instituti amerikan për kulturën romake, në bashkëpunim me fondacionin “Trashëgimia Ballkanike” dhe IK Stobi, tregojnë se bëhet fjalë për një lokalitet me rëndësi ndërkombëtare, vlera e të cilit i tejkalon kufijtë e vendit tonë.

 

Ai shtoi se do të vazhdojnë aktivitetet për prezantim më të mirë turistik dhe mbrojtje të lokalitetit, me qëllim që Stobi të mbetet një krenari për gjeneratat e sotme dhe të ardhshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit