Prokurorja Javorka Perlinçeviq, në fjalën e saj përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit: Naim Murseli, Granit Palava dhe Kushtrim Kokalla.
Ajo ka deklaruar se provat e paraqitura në gjykatë dëshmojnë se Naim Murseli, për shkak të marrëdhënieve bashkëshortore dhe përfitimit financiar, ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij.
Po ashtu, Perlinçeviq ka theksuar se provat e konfirmojnë qartë se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale.



