Kamionët grevë në 4 shtete, bllokohet për 3 ditë kalimi në pikat kufitare

Qafë Thanë, 13 prill Zhurnal.mk – Autoritetet doganore shqiptare njoftojnë se nga nesër deri më 16 prill, do të ketë një ndalim përkohshëm të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në akset rrugore që të çojnë nga Shqipëria drejt pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Shkak është lajmërimi për një grevë 72-orëshe nga shoqatat e kamionistëve të Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, protestë e cila nis në ora 09.30.

 

Për të shmangur bllokimin e këtyre rrugëve drejt pikave kufitare dhe incidentet, autoritetet nuk do të ndalojnë qarkullimin e kamionëve të transportit ndërkufitar deri në përfundim të protestës.

 

Në kalimet kufitare do të lejohet të kalojnë auto veturat, mjetet e emergjencave, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve. Arsyeja e protestës nuk është ende e qartë. Në shkurt shoqatat e transportit ndërkufitar në rajon protestuan për rregulla e reja të hyrje-daljes në zonën Shengen.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit