BE paralajmëron për përshkallëzim, Von der Leyen: Nuk ka stabilitet në Lindjen e Mesme ndërsa Libani është “në flakë”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik për sa kohë që situata në Libani mbetet e përshkallëzuar.

Nuk mund të kesh stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik ndërsa Libani është ‘në flakë’,” u shpreh ajo gjatë një konference për shtyp në Bruksel, duke bërë thirrje për respektimin e sovranitetit të vendit dhe ndërprerjen e armiqësive.

Von der Leyen paralajmëroi gjithashtu se sulmet e vazhdueshme në rajon rrezikojnë të dëmtojnë proceset diplomatike dhe përpjekjet për uljen e tensioneve, përfshirë bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Ajo falënderoi gjithashtu Pakistanin për rolin e tij në ndërmjetësimin e kontakteve diplomatike gjatë fundjavës, duke e cilësuar si një faktor të rëndësishëm në dialog.

Një tjetër pikë e ngritur nga shefja e BE-së ishte rëndësia strategjike e Ngushticës së Hormuzit, ku liria e lundrimit mbetet thelbësore për stabilitetin ekonomik global.

Sipas saj, që nga fillimi i konfliktit, Bashkimi Evropian ka përballuar një rritje prej mbi 22 miliardë eurosh në koston e importit të karburanteve fosile, duke theksuar ndikimin e drejtpërdrejtë ekonomik të krizës.

44 ditë, 22 miliardë euro, asnjë molekulë energjie përveç kësaj,” tha von der Leyen, duke nënvizuar barrën e rëndë financiare që po sjell situata në tregjet e energjisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit