LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje shtojnë se duke filluar nga nesër (14 prill), do të kryhen aktivitete ndërtimore në rrugën A2, seksioni Gostivar – Strazhë, në urën nr. 7, Viadukt në Dol.

“Për të qenë në gjendje të kryhen punimet e rehabilitimit të urës, do të vendoset një regjim i përkohshëm trafiku ndërsa vazhdojnë aktivitetet e ndërtimit.”, shtojnë nga atje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit