Është mbyllur sot sezoni i rregullt në NBA, me 6 ekipet që janë kualifikuar direkt në cerekfinalet play off në secilën Konferencë, por edhe ato që do të luajnë në “play in”, për dy vendet e fundit.
Kështu, në Konferencën e Lindjes, skuadra e Detroit u rendit në vendin e parë, ndërsa në atë të Perëndimit, në krye u klasifikua skuadra e Oklahoma, kampione në fuqi. Kjo e fundit e mbylli sezonin e rregullt me rekordin më të mirë (64 fitore, 18 humbje).
Ndeshjet “play in” do të luhen më datat 14-17 prill, ndërsa faza cerekfinale play off do të nisë më 18 prill.




