MPB: Tre persona janë privuar nga liria për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit

Policia ka evidentuar disa raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa disa persona janë privuar nga liria në qytete të ndryshme të vendit.

 

MARKETING

 

 

Në Shtip, një 55-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se për një periudhë më të gjatë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 49-vjeçare, si dhe ka sulmuar edhe fëmijët e mitur. Rasti ishte denoncuar pas një incidenti të ndodhur në shtëpinë familjare.

 

Në Kumanovë, policia ka ndaluar një 43-vjeçar, i cili sipas kallëzimit është sjellë në mënyrë agresive dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Po ashtu, një 28-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj pas një mosmarrëveshjeje.

 

Një tjetër rast është raportuar në rajonin e Strugës, ku një grua 37-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, ka denoncuar bashkëshortin e saj, me të cilin është në proces shkurorëzimi, për përndjekje dhe kërcënime.

 

Në Veles, një 40-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht partneren e tij në dy lokacione të ndryshme. Sipas policisë, ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 1.21 promilë alkool në gjak. Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale.

 

Ndërkohë, në Shkup, një grua 40-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj në një shtëpi pushimi, pas një mosmarrëveshjeje.

 

Autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve dhe se, pas dokumentimit të tyre, ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit