Shkup, 10 prill, Zhurnal.mk – Komuna e Çairit ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme me aktivitete shtesë në terren për pastrimin dhe largimin e mbeturinave kabaste, pas aksionit të gjerë të realizuar një ditë më parë.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet komunale kanë ndërhyrë në disa lagje, në bazë të nevojave të evidentuara nga shërbimet përkatëse, me qëllim përmirësimin e higjienës publike dhe mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta.
“Gjatë këtyre ndërhyrjeve është realizuar pastrimi i hapësirës përreth Qendrës Konservatore Nacionale, ku përveç largimit të mbeturinave janë kryer edhe krasitje, prerje dhe rregullime të tjera të nevojshme për mirëmbajtjen e zonës,” thuhet në njoftim.
Autoritetet komunale bëjnë të ditur se ndërhyrje është realizuar edhe në zonën e “Xhon Kenedi”, ku punimet kanë vijuar me intensitet.
Nga Komuna e Çairit theksojnë se aksionet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus në ruajtjen e pastërtisë dhe përmirësimin e kushteve në hapësirat publike.



