Çmimi i naftës është rritur sërish, teksa armëpushimi dyjavor mes SHBA dhe Iranit po bëhet gjithnjë e më i brishtë dhe pasiguritë në treg mbeten të larta.
Një fuçi nafte e papërpunuar Brent po tregtohet rreth 97 dollarë, rreth 2.5% më shumë krahasuar me nivelet e mëparshme. Rritja vjen pas luhatjeve të forta gjatë orëve të fundit.
Në orët e para të mëngjesit, çmimi kishte rënë në 92 dollarë, niveli më i ulët në katër javë. Pas lajmeve për armëpushimin, nafta zbriti në rreth 94 dollarë, por kjo tendencë nuk zgjati.
Gjatë afro gjashtë javëve të konfliktit, çmimet kishin arritur kulme që i afroheshin 120 dollarëve për fuçi, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme në tregjet globale.
Situata mbetet e paqëndrueshme dhe sinjalet tregojnë se luhatjet e çmimit të naftës pritet të vijojnë.



