Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa zona përgjatë Vardarit herë pas here do të jetë më e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga -2 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Sipas njoftimit të DPHM, në ditët në vijim pritet mot i ndryshueshëm me periudha me diell gjatë ditës. Të shtunën, në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Deri të dielën, temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero, me paraqitje të ngricave të mëngjesit. Deri të premten do të fryjë erë nga veriu, ndërsa nga e shtuna pasdite drejtimi i erës do të ndryshojë në juglindor.



