Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes, tjetri i lënduar

Një punëtor ka vdekur sot në Strellc të Deçanit pasi e kanë zënë disa dërrasa në punëtori. Bashkë me të ka qenë edhe një punëtor tjetër, i cili ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, transmeton Periskopi.

“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kane pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë. Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduareve. Në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente”.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit