Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski, ka bërë të ditur nga Uashingtoni se dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po sjell rezultate konkrete në forcimin e sigurisë në vend.
Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë do të përfitojë rreth 3.5 milionë dollarë mbështetje nga SHBA-të, të cilat do të orientohen kryesisht në përmirësimin e kapaciteteve të policisë kufitare, si dhe në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
Ai theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm dhe hapat e përbashkët të ndërmarrë mes dy vendeve kanë krijuar bazë të fortë për avancimin e sigurisë, jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për të gjithë ata që kalojnë tranzit nëpër territorin e saj.
“Me këto investime dhe me përkushtimin e përbashkët, siguria do të ngrihet në një nivel më të lartë, duke kontribuar edhe në sigurinë ndërkombëtare,” u shpreh Toshkovski.
Ai shtoi se rezultatet e dialogut strategjik pritet të jenë edhe më të dukshme në të ardhmen, duke përforcuar partneritetin mes Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara.
9



