Çmimet e apartamenteve në Bashkimin Evropian vazhdojnë të rriten, dhe për një dekadë u rritën për gati 65 për qind, thuhet në raportin e publikuar sot nga Eurostat. Tregu i pasurive të paluajtshme në BE shënoi një rritje të ndjeshme në tremujorin e katërt të vitit 2025, ku çmimet e apartamenteve u rritën për 5,5 për qind, ndërsa qiratë u rritën për 3,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tendenca e rritjes vazhdoi edhe në nivel tremujor, duke bërë që pasuritë e paluajtshme të jenë 0,8 për qind më të shtrenjta në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2025. Në periudhën nga viti 2015 deri në fund të vitit 2025, çmimet e apartamenteve në Bashkimin Evropian janë rritur mesatarisht për 64,9 për qind, ndërsa qiratë për 21,8 për qind.
Në nivel të shteteve individuale, Hungaria shquhet si rekorder absolut, ku çmimet e apartamenteve nga viti 2015 janë rritur për 290 për qind, e pasuar nga Portugalia (180 për qind), Lituania (168 për qind) dhe Bullgaria (157 për qind). Përjashtim në hartën e Evropës është Finlanda, e vetmja vend anëtare e BE-së ku çmimet e pasurive të paluajtshme sot janë më të ulëta se para dhjetë vjetësh.
Rritje e qirave është vërejtur në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, dhe situata është më e vështirë përsëri në Hungari, ku ato janë më shumë se dyfishuar. Rritje të lartë të shpenzimeve për strehim është vërejtur gjithashtu në Lituani, Irlandë dhe Poloni.



