Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në një autobus që është ndaluar në territorin e Maqedonisë, janë gjetur gjithsej 16.051 copë ilaçe të pa deklaruara, me vlerë prej 1,6 milion denarësh. Nga Drejtoria e Doganave thonë se bëhet fjalë për një autobus në pronësi të një agjencie turistike nga Kosova, që lëvizte në linjën Turqi – Kosovë.
“Në kontrollin e detajuar u gjetën: 623 ampula Prolutex (për terapi hormonale dhe mbështetje të shtatzënisë) 15.000 tableta Jardiance (për trajtimin e diabetit) 428 copë solucion për injeksione që përdoren për vizualizim me rezonancë magnetike: 61 ampula Clariscan, 355 ampula Gadovist dhe 12 ampula Genburto Një pjesë e ilaçeve, 428 ampula, u gjetën gjatë kontrollit të parë në një qese të zezë plastike të fshehur pas sediljeve”.
“Pas kësaj, autobusi u dërgua në terminal doganor për kontroll të detajuar, ku në hapësirat fabrika të ventilimit u gjetën pjesa tjetër, 15.623 copë ilaçe. Kundër dy të dyshuarve, Departamenti i Hetimeve ka ngritur padi penale për kryerje të veprës penale të kontrabandës, ndërsa ilaçet janë konfiskuar përgjithmonë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.



