Edmond Vejseli rizgjidhet kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Strugës

Shoqata e mjekëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut – dega Strugë, zgjodhi kryesinë e re! Sot, më 05.04.2026, Shoqata e Mjekëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut – Dega Strugë, e mbajti takimin e radhës.
Takimin e hapi ish‑kryetari i degës Dr. Edmond Vejseli, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, tregoi për aktivitetet e shoqatës gjatë mandatit të kaluar dhe shpallosi rendin e ditës, me këto pika:
Zgjedhja e kryesisë së re
Zgjedhja e anëtarëve të kryesisë së degës
Zgjedhja e kuvendarëve për Kuvendin Qëndror të Shoqatës dhe
Të tjera.
Së pari u zgjodhën 7 anëtarët e kryesisë së degës, të cilët janë:
Dr. Selami Zhaku
Dr. Edmond Vejseli
Dr. Ajrie Dauti
Dr. Drilon Alla
Dr. Ajet Asani
Dr. Visar Leshko
Dr. Egzon Asani
Më pas, anëtarët e kryesisë zgjodhën kryetarin dhe sekretarin e degës, ku në mënyrë unanime u vendos që për kryetar të SHMSHM dega Strugë të jetë Dr. Edmond Vejseli, dhe sekretar Dr. Ajet Asani.
Për anëtarë të Kuvendit Qendror u zgjodhën:
Dr. Egzon Asani
Dr. Ali Musa
Dr. Gojard Polisi
Dr. Enis Bojku
Dr. Jetmir Ziba
Kurse për anëtarë të Kryesisë Qendrore u zgjodhën:
Dr. Armend Arsllani
Dr. Berat Lena
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për organizimin e degës, antarësimin dhe tema të tjera të interesit për anëtarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit