Fazliu për protestën e studentëve: Ju keni të drejtë…dje, sot dhe gjithmonë

Lidhur me protesten e neserme te studenteve ka reaguar perfaqesuesi i lartë i Levizjes Arbëria, z.Bekim Fazliu, duke shpalosur mbeshtetje. Ja reagimi i zotit Fazliu i publikuar ne facebook:

ME STUDENTËT.

Ju keni të drejtë. Dje, sot dhe gjithmonë.

1. Dy herë në historinë tonë të afërt, studentët ndryshuan rrjedhën e historisë. Në pranverën e vitit 1981 në Prishtinë, protestat studentore tronditën themelet e Jugosllavisë, një dekadë më vonë, në vitin 1991 në Tiranë, rrëzuan një sistem. Nuk ishin thjesht revoltë. Ishin vetëdije që mori formë publike- lëvizje të popullit. Në Kosovë për liri, në Shqipëri për demokraci. E tek ne, kjo rrugë mbetet e hapur- për liri, drejtësi dhe barazi.

 

2. Por çdo kauzë e drejtë rrezikon të deformohet kur i afrohen ata që jetojnë nga deformimi i saj. Mbajini larg mashtruesit, sidomos ata që sot shfaqen si përkrahës, por dje ishin arkitektë të mashtrimit.

Nuk ju duhen ata që, për 20 vite në qeveri, me tetë ministra të drejtësisë, nuk arritën të zgjidhin as një çështje elementare si provimi i jurisprudencës.

3. Një kauzë e pastër nuk ka nevojë për ndërmjetës të korruptuar. I mjafton populli.

Dhe ja pse:

📍Edhe pse të lindur pas vitit 2001, pas luftës dhe pas Marrëveshjes së Ohrit, ju, që nga klasa e parë, keni qenë të diskriminuar, duke filluar me mungesën e Abetares. Në shumë qendra urbane akoma ka emra shkollash të trashëguar nga një traditë sllave dhe komuniste. Që nga klasa e tretë, ju u detyruat të mësoni maqedonishten, ndërsa maqedonasit nuk obligohen ta mësojnë shqipen.

 

📍Madje, pikërisht ata që sot ju dalin në krah, dikur kërkonin që këtë ta fillonit që nga klasa e parë.

 

📍Tekstet shkollore të historisë dhe të shoqërisë kanë qenë të mbushura me shtrembërime dhe ofendime ndaj shqiptarëve. Në librat e gjeografisë, nëpër harta, Kosova nuk paraqitej si fqinj i Maqedonisë. Në shumë tekste, madje edhe në matematikë, në shembujt e detyrave hasnit emra si Darko, Ivana, Maja, por jo emra shqiptarë. Librat e muzikës ishin të mbushur me këngë maqedonase.

 

📍Shkollat dhe kushtet në to kanë qenë të mjerueshme.

 

📍E njëjta situatë vazhdoi në arsimin e mesëm dhe më tej në studime, ku studenti shqiptar vazhdon të diskriminohet në financa në raport me studentin maqedonas, në një raport të padrejtë 1 me 6.

 

4. Dhe për të gjitha këto, përgjegjësia kryesore bie mbi ata që sot shtiren sikur ju përkrahin, por që për 20 vite kanë qenë në qeveri. Madje, shumë prej tyre kanë qenë ministra të drejtësisë dhe të arsimit.

 

📌Mbani larg këta mashtrues!

 

*Bekim Fazliu, Lëvizja Arbëria

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit