Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë sot masa urgjente ekonomike për të lehtësuar rritjen e çmimeve të karburanteve, për shkak të presioneve globale ekonomike dhe energjetike nga kriza në Lindjen e Mesme.
Në një seancë të jashtëzakonshme u vendos:
• Të vazhdohet ulja e TVSH-së në 10% për karburantet deri në fund të gjendjes së krizës, rreth datës 20 prill.
• Të ulen akcizat për naftë me 4 denarë për litër, dhe për benzinë pa plumb 95 dhe 98 oktanë me 2 denarë për litër, duke ndikuar dukshëm në çmimet në pikat e karburanteve.
• Qeveria njoftoi se pa këto masa, çmimet e karburanteve mund të ishin rritur ndjeshëm kur tregu i bursës të riniste tregtimin.
Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se pas negociatave me kompaninë “OKTA” është vendosur vazhdimi i uljes me 3 denarë për litër për naftë dhe 2 denarë për litër për benzinë, duke lehtësuar më tej situatën e çmimeve.
Konsumi i benzinës dhe naftës ka arritur rekordin 2.000.000 litra në ditë, një pjesë e rritjes së konsumit vjen nga qytetarët e shteteve fqinje që furnizohen në Maqedoni. Qeveria siguron se nuk ka problem me furnizimin dhe nevojat e brendshme janë të mbuluara.
Kryeministri theksoi se Qeveria është proaktive, ka strategji dhe vazhdon të ndjekë situatën, e gatshme të marrë masa shtesë nëse do të nevojiten.



