Rexhepi: Protestat studentore, akt i guximshëm dhe i domosdoshëm përballë padrejtësive

Kryetari i Lëvizjes Populli dhe deputet në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, Zejd Rexhepi, ka shprehur mbështetje për protestën studentore, e cila pritet të mbahet nesër me fillim në ora 12.30, duke filluar nga Ura e Gurit deri tek Ministria e Drejtësisë. Sipas Zejdit, protesta studentore është vlerësuar si një akt të guximshëm dhe të domosdoshëm përballë padrejtësive.

Skender Rexhepi – Zejdi vlerësoi lart qëndrimin e studentëve, duke theksuar se vendimi i tyre për të protestuar është i guximshëm dhe i domosdoshëm përball padrejtësive, duke theksuar se gjatë historisë, pikërisht rruga ka qenë ajo që ka nxjerrë në pah realitetin e hidhur të diskriminimit institucional.

Shkrimi i plotë i Zejd Rexhepit në vijim:

𝐒𝐡𝐮𝐦ë 𝐭ë 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭ë…⁣

Në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, vazhdimisht do të ngrejmë zërin dhe nuk do të ndalemi së insistuari në drejtësinë e barabartë kushtetuese dhe ligjore për gjuhën shqipe, sepse këtë e kemi detyrim kombëtar dhe politik dhe se pa këtë barazi etnike dhe gjuhësore nuk kemi shtet të së drejtës.⁣

Por, gjithashtu duke e nënvizuar 𝐝ë𝐬𝐡𝐦𝐨𝐣 𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦ë 𝐢 𝐠𝐮𝐱𝐢𝐦𝐬𝐡ë𝐦 𝐬𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞, shprehi mbështetjen e plotë për protestën tuaj studentore, sepse, sepse shumë herë gjatë historisë, rruga e ka shfaqur realitetin e hidhur të diskriminimit shtetëror dhe institucional.⁣

Është për tu përshëndetur guximi dhe qëndrimi i organizatave tuaja studentore të cilët përmes kësaj proteste studentore po shfaqni një reagim të natyrshëm ndaj padrejtësisë dhe një dëshmi se studentët nuk janë më të heshtur përballë këtij diskriminimi.⁣

𝐙𝐨𝐭𝐢 𝐣𝐮 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐟𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐮 𝐛ë𝐟𝐭ë 𝐭ë 𝐩𝐚𝐥𝐮𝐡𝐚𝐭𝐬𝐡ë𝐦 𝐧ë 𝐤ë𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐣𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit