Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, festën e ngjalljes dhe shpresës

Besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë sot Pashkët, festën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, e cila simbolizon ngjalljen e Jezu Krishti dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

Kjo festë përkujton momentin e ringjalljes së Krishtit, tri ditë pas kryqëzimit të tij, duke përcjellë një mesazh shprese, besimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore për të gjithë besimtarët.

Pashka katolike shënohet pas një periudhe 40-ditore agjërimi dhe përgatitjeje shpirtërore, e njohur si Kreshma, gjatë së cilës besimtarët përkushtohen në reflektim, lutje dhe sakrificë.

Java që i paraprin kësaj feste, e njohur si Java e Shenjtë, përfshin disa nga momentet më domethënëse të kalendarit liturgjik. Ajo nis me E Diela e Palmave, që përkujton hyrjen e Krishtit në Jerusalem, vazhdon me E Enjtja e Madhe, kur përkujtohet Darka e Fundit, dhe kulmon me E Premtja e Madhe, dita e kryqëzimit dhe sakrificës së tij.

Në këtë ditë feste, në kisha të ndryshme mbahen mesha solemne, ndërsa besimtarët përcjellin urime për paqe, dashuri dhe mirësi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit