Gashi uron Pashkët: Kjo festë sjell mesazhe shprese, dashurie, paqeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u dërgoi mesazh urimi me rastin e Pashkëve të gjithë besimtarëve që festojnë ringjalljen e Krishtit sipas traditës katolike.

“Kjo festë sjell mesazhe shprese, dashurie, paqeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Në ditët kur përkujtohemi për rëndësinë e respektit të ndërsjellë, solidaritetit dhe mirësisë, uroj sinqerisht që ditët e festave të jenë të mbushura me shëndet, paqe, gëzim dhe mirëqenie”, shkruan Gashi në urim.

Ai shtoi se festat e Pashkëve duhet të jenë nxitje për forcimin e besimit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, si vlera që bashkojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit