Komuna e Çairit shënon nesër Ditën Botërore të Autizmit me panel diskutimi

Me rastin e 2 Prillit, Dita Botërore e Autizmit, Komuna e Çairit organizon një aktivitet të dedikuar ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për personat me autizëm.

Aktiviteti do të zhvillohet më 2 prill 2026, në ora 12:00, në sallën e Komunës së Çairit.

Në panel diskutim do të marrin pjesë profesionistë dhe përfaqësues të ndryshëm, duke përfshirë: Myqereme Rusi – Psikologe, Ariton Rama – Përfaqësues institucional, Afrim Bajrami – Prind, Zemrijet Bela – Përfaqësuese e shoqatave për fëmijë me vështirësi në zhvillim., të cilët do të ndajnë përvoja dhe perspektiva të ndryshme mbi trajtimin profesional, mbështetjen institucionale dhe sfidat e përditshme të familjeve që përballen me autizmin, transmeton zhurnal.mk.

Nga Komuna e Çairit bëjnë thirrje që qytetarët, aktivistët dhe mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e një shoqërie më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse për të gjithë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit