Enis Bardhi: Nënvlerësimet vetëm na motivojnë më shumë

Maqedonia e Veriut nesër do të luajë ndaj Danimarkës në ndeshjen e vlefshme të plej of-it për Botërorin 2026. Para këtij takimi, nga Kopenhaga ka folur kapiteni Enis Bardhi.

“I kemi analizuar mirë dhe i kemi përgatitur të gjitha detajet. Jemi të vetëdijshëm kundër kujt luajmë dhe çfarë na pret, por edhe ne kemi armët tona. Nga ndeshjet e mëparshme kemi nxjerrë mësime të rëndësishme dhe ato na kanë ndihmuar të përmirësohemi si ekip.

Lojtarët e rinj janë përshtatur shkëlqyeshëm dhe atmosfera në ekip është në nivel të lartë, funksionojmë si një. Në ndeshje të tilla motivimi nuk mungon kurrë. Nënvlerësimi vetëm na motivon edhe më shumë”, ka thënë Bardhi. Ndeshja Danimarkë – Maqedoni luhet nesër nga ora 20:45

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit