Në Maqedoni të Veriut pothuajse çdo ditë raportohet për dhunë në familje

Nga MBP kanë njoftuar për privimin nga liria të shtatë personave, ndërsa ndaj dy personave është zhvilluar bisedë zyrtare për dhunë familjare.

10 denoncime në Shkup, në Ohër, në Tetovë, në Kumanovë, në Strumicë, në Prilep, në Kavadar dhe në Veles në 24 orët e fundit, kumtoi MPB-ja.

Rastet më serioze janë regjistruar në Shkup dhe Ohër. Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria K.G. (42) nga Shkupi pas denoncimit të mëparshëm se më 24.03.2026 rreth orës 23:00 në shtëpinë e tyre në komunën e Aerodromit, e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 40-vjeçare. Sipas denoncimit, ajo edhe më parë ishte keqtrajtuar fizikisht dhe mendërisht nga bashkëshorti i saj.

Biseda zyrtare janë kryer edhe me dy banorë të Ohrit – një 37-vjeçar dhe një 60-vjeçar – pas denoncimeve se ata i kanë sulmuar fizikisht gratë e tyre.

Në Tetovë është arrestuar një 39-vjeçar, banor i një fshati në Gostivar për sjellje agresive dhe prishje të rendit publik. Në Strumicë është arrestuar një banor 29-vjeçar i cili fizikisht e ka sulmar gruan e tij.

Incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në Prilep, ku një banore denoncoi një sulm nga bashkëshorti i saj me një objekt të fortë, në Kavadar ku një 19-vjeçar kërcënoi ish-të dashurën e tij të mitur, si dhe në Veles ku një 57-vjeçar kishte keqtrajtuar mendërisht dhe fizikisht për një periudhë të gjatë kohore, dhe gjithashtu kishte qenë agresiv ndaj fëmijëve të tyre.

Në Kumanovë, një grua 50-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet për sulm fizik ndaj bashkëshortit të saj.

Nga MPB-ja thonë se po merren masa për sqarimin e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, kundër autorëve do të ngrihen kallëzime përkatëse

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit