Siljanovska-Davkova në Zagreb: Rruga drejt BE-së e vështirë dhe e ngarkuar me standarde të dyfishta

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova përfundoi vizitën zyrtare në Kroaci me një ligjëratë në Fakultetin e Drejtësisë në Zagreb, të përqendruar tek, siç kumtoi kabineti, paradokset e eurointegrimeve të Maqedonisë. Ajo vlerësoi se rruga drejt Bashkimit Evropian është e gjatë, komplekse dhe e ngarkuar me standarde të dyfishta dhe kushte politike, shpesh në kundërshtim me aktet kushtetuese të BE-së dhe sundimin e ligjit.

Siljanovska-Davkova theksoi se, edhe pse vendi ka bërë reforma të mëdha dhe lëshime të rënda, përfshirë ndryshimin e emrit, Maqedonia përballet me kërkesa të reja identitare dhe historike jashtë kritereve të Kopenhagës. Sipas saj, zgjerimi i BE-së në këtë moment gjeopolitik është një çështje thelbësore sigurie për rajonin. Ligjërata u ndoq nga profesorë dhe studentë, të cilëve kryetarja u përgjigj me kënaqësi pyetjeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit