Vazhdoj gjykimi për rastin “Puls” me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë

Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, vazhdoi gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”, në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u plagosën. Dëshmitari Dragi Ilievski, udhëheqës i Sektorin për tokën ndërtimore, theksoi se Komuna e Koçanit me kohë e kishte anuluar njoftimin për shfrytëzimin e hapësirës së parkimit dhe kishte kërkuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut që të mos lëshojë licencë pune për diskotekën “Puls”, pasi objekti ndodhej në zonë për industri të lehtë.

Ai theksoi se sektori i tij nuk kishte kompetenca për mbikëqyrje inspektuese dhe se nuk kishin informacione nëse institucionet e tjera kishin ndërmarrë masa pasi objekti kishte filluar me punë. Gjatë seancës, avokatët e të akuzuarve u pajtuan që Prokuroria, nga 10 dëshmitarë të propozuar, të tërheqë 4 prej tyre. Gjykimi për këtë tragjedi do të vazhdojë javën e ardhshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit