Në emisionin “n’Podium” me Mefo Ismailin, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, foli për marrëdhëniet brenda VLEN-it dhe pozicionin e Arben Fetai.
Mexhiti theksoi se VLEN nuk ka asnjë problem me Fetain dhe e sheh atë si pjesë të “familjes” së partisë, duke vlerësuar kontributin dhe udhëheqjen që ai ka dhënë në pozitat ekzekutive.
Ai sqaroi gjithashtu se përfaqësimi i subjekteve brenda koalicionit është çështje e brendshme e secilës parti dhe VLEN nuk ndërhyn në vendimet e tyre të brendshme – derisa të realizohet bashkimi i plotë i partive në një strukturë të vetme.



