Mickoski: Po punojmë ditë e natë, por ka individë që nuk e japin maksimumin, nëse nuk përmirësohen do të shkarkohen

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në një intervistë për emisionin “Fli nëse mundesh” në TV Alfa, duke folur për punën e Qeverisë, theksoi se po jepet maksimumi, edhe pse, siç tha, ka dilema për disa individë të caktuar, i paralajmëron dhe nëse nuk korrigjohen, do të zëvendësohen.

“Ne kemi thënë se situata është e vështirë. Ne nuk jemi magjistarë që të premtojmë mrekulli. Këtë e kam thënë publikisht edhe nëpër mitingje. Kushdo që ju premton mrekulli nuk e thotë të vërtetën, por mund të jeni të sigurt se do të japim gjithçka nga vetja. Unë zgjohem dhe bie në gjumë me atë mendim – a po japim gjithçka nga vetja, a po angazhohen të gjithë maksimalisht? Për disa individë kam dilema dhe rezerva. Ata për të cilët kam dyshime i paralajmëroj se kam ndjesinë që mund të japin edhe më shumë,” potencoi Mickoski.

Ai shtoi se kjo gjeneratë nuk ka më hapësirë për përsëritje dhe se për të arritur në gjendjen e konsolidimit, duhet punuar në mënyrë ofensive dhe me rezultate konkrete.

“Ne nuk kemi të drejtë përreprizë. Thjesht nuk ka më hapësirë. Kjo gjeneratë nuk ka më vend për improvizime dhe repriza. Duhet ofensivisht, duhet të japim rezultate dhe duhet të japim më shumë se sa mundemi që të arrijmë në fazën e konsolidimit. Nëse është e natyrshme të punohet 5 ditë në javë nga 8 orë, tani do të punohet 7 ditë në javë nga 12, 13 apo 14 orë. Kjo është mënyra se si duhet të funksionojë kjo qeveri. Dhe kur populli ta shohë se ju po e lini ‘zemrën në terren’, atëherë do t’ju falë çdo gjë, do të thonë, po përpiqen, bravo u qoftë. Por, nëse shohin se silleni me arrogancë, se nuk u ktheni përgjigje në mesazhet që ju dërgojnë – pavarësisht sa ju ngarkojnë apo sa të pakuptimta ju duken ato mesazhe – nëse nuk u kushtoni vëmendje, nuk i përshëndetni apo nuk ua shtrëngoni dorën në rrugë, këtë nuk do t’jua falin kurrë,” theksoi Mickoski.

I pyetur nëse ka rezerva për emra konkretë në kontekst të rikonstruksionit të paralajmëruar, Mickoski u përgjigj:
“Po e saktë  kam, edhe ashtu siç thash ua kam thënë edhe personalisht. Nuk po flas vetëm brenda Qeverisë, por edhe në kuadër të institucioneve që janë pjesë e Qeverisë, sepse mendoj se individë të caktuar nuk po investojnë mjaftueshëm ose po sillen në mënyrë të papërshtatshme me atë që duhet të përfaqësojnë”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit