Raketat iraniane çajnë “Kupolën e Hekurt” të Izraelit

Një sulm iranian me një raketë e pajisur me bomba thërrmuese, me 3-4 nënmunicione dhe rreth 100 kilogramë eksploziv, ka rënë mbi Tel Aviv, duke shënjestruar mburojnë anti-raketore izraelite. Goditja në një zonë qendrore të qytetit ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete, ndërsa pjesë të raketës kanë rënë edhe në zonën e Rosh Ha’ayin, në lindje të qytetit.

Pas këtij sulmi që la 6 të plagosur, ushtria izraelite ka ndërmarrë kundërpërgjigje duke goditur lëshues raketash dhe infrastrukturë ushtarake në perëndim të Iran, sipas mediave izraelite.

Po ashtu, Izraeli ka zgjeruar operacionet ushtarake edhe në Liban. Mediat shtetërore libaneze raportojnë se gjatë natës janë kryer shtatë sulme ajrore në periferinë jugore të Bejrut, duke goditur disa zona të banuara.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare. Trump ka pohuar se ka shtyrë me pesë ditë sulmet ndaj centraleve energjetike iraniane pas bisedimeve “produktive” me Teheranin, ndërsa pala iraniane i ka cilësuar këto pretendime si “lajme të rreme”.

Zhvillimet kanë ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë. Çmimi i naftës Brent është rikthyer mbi 100 dollarë për fuçi, duke arritur në rreth 103.69 dollarë në tregjet aziatike, ndërsa nafta amerikane Nymex është rritur gjithashtu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit