Kryetari i komunës të Strugës Mendi Qyra ka përcjellë një mesazh të veçantë me rastin e Dita Botërore e Sindromës Down, duke bërë thirrje për më shumë ndërgjegjësim, përfshirje dhe mbështetje ndaj personave me këtë sindromë.
Në mesazhin e tij, ai thekson se dallimet nuk duhet parë si pengesë, por si vlera që e bëjnë shoqërinë më njerëzore. “Një kromozom më tepër më bën më të veçantë, sepse aty ku jam fal dashuri pafund”, citohet në postimin e tij simbolik.
Qyra nënvizon se kjo ditë është një thirrje për reflektim dhe veprim konkret, duke kërkuar që fokusi të vendoset te aftësitë dhe potenciali i personave me Sindroma Down, e jo te kufizimet.
Ai rikujton se këta persona meritojnë respekt, përfshirje të plotë në shoqëri, arsimim cilësor, kujdes shëndetësor dhe mundësi të barabarta për të ndërtuar jetën e tyre.



