Ndahet nga jeta ish-futbollisti Bujar Ramadani – Lalushi, ngushëllime nga Ministria e Sportit dhe Rinisë

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Bujar Ramadani (Lalushi), ka ndërruar jetë, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në futbollin vendor.

Përmes një telegrami ngushëllimi, Ministria e Sportit dhe Rinisë, e drejtuar nga Blerim Gashani, ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke e cilësuar si një sportist të përkushtuar dhe figurë të respektuar të futbollit kosovar.

“Bujar Ramadani do të kujtohet përherë si një sportist që dha kontribut të çmuar në futbollin kosovar, duke lënë gjurmë të rëndësishme në KF Drita, FC Kika dhe më gjerë”, thuhet në mesazhin e ministrit.

Sipas telegramit, Ramadani ishte pjesë e një brezi të respektuar futbollistësh, i njohur për shpirtin garues, korrektësinë dhe dashurinë ndaj sportit.

Në këto momente të vështira, ministri Gashani u ka shprehur ngushëllime familjes Ramadani, bashkëlojtarëve, miqve dhe gjithë komunitetit futbolldashës, duke theksuar se kujtimi për Lalushin do të mbetet i gjallë në historinë dhe vlerat e sportit në Kosovë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit