Vetëm në tre produkte ka pasur ulje të çmimeve në RMV, të tjerat shënuan rritje deri 32 përqind

Në bujqësinë e Maqedonisë së Veriut në muajin shkurt u regjistruar rritje e madhe e çmimeve te produktet, përkundër se shpenzimet janë ulur. Te produktet bimore ka rritje për 23.8 përqind, ndërsa te ato blegtorale 1.6 %, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet në bujqësi në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë zvogëluar tek inputi për 0.6 %, tek autputi janë zmadhuar për 20.7 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Fondet e shpenzuara në bujqësi janë ulur për 1.1 përqind, ndërsa te fondet e destinuara për investime në bujqësi kemi rritje për 6.4 përqind.

Rritje më e madhe e çmimeve u regjistrua te perimet 32.2 përqind dhe prodhim i bimëve 23.8 përqind. Ulje u regjistrua vetëm te frutat dhe rrushi (7.2 %), bimë të bagëtive (2.9 %) dhe produktet me origjinë shtazore (2.2 %).

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit