Princ Leka viziton Bibliotekën Apponyi në Sllovaki: Një udhëtim në historinë e familjes mbretërore
20 Mars, 2026 – 12:45 pm

Princi Leka II i Shqipërisë ka vizituar Bibliotekën Apponyi në Oponice, një nga thesaret më të vyera kulturore të Evropës Qendrore, duke pasur mundësinë të njohë më afër një pjesë të rëndësishme të historisë së familjes së tij.
Biblioteka, e themeluar në shekullin XVIII nga paraardhësi i tij, Konti Anton Apponyi, konsiderohet një nga koleksionet e para publike në Evropën Qendrore. Gjatë vizitës, Princi Leka u shoqërua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Sllovakisë, Eva Augustínová, dhe pati mundësinë të shikojë ekspozitën që ilustron rolin e familjes Apponyi në shërbim të Kurorës Habsburge – një lidhje historike që Princi Leka e ruan të gjallë përmes gjyshes së tij, Mbretëreshës Geraldinë.
Ky vizitë thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore, si dhe lidhjet e vazhdueshme të familjeve mbretërore me kulturën dhe historinë europiane./KultPlus.com



