Kryetari i Komunës së Çashkës, Suad Shaqiri, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke përcjellë një mesazh plot urime dhe solidariteti.
Në urimin e tij, Shaqiri shpreh dëshirën që kjo ditë e bekuar të sjellë shëndet, paqe, lumturi dhe mbarësi në çdo hap të jetës së qytetarëve.
“Uroj nga zemra që kjo ditë e bekuar t’ju sjellë shëndet, paqe, lumturi dhe mbarësi në çdo hap të jetës suaj”, thuhet në mesazhin e tij.
Ai ka dërguar gjithashtu një urim të veçantë për mërgimtarët, duke theksuar rëndësinë e tyre dhe sakrificat që bëjnë larg familjeve. Shaqiri uroi që ata të jenë gjithmonë të bekuar, të suksesshëm dhe me zemrat plot dashuri e forcë.
Urimi është përcjellë edhe në gjuhën maqedonase, ku ai thekson të njëjtat vlera të paqes, shëndetit dhe suksesit për të gjithë qytetarët që festojnë këtë ditë të shenjtë.
Mesazhi i kreut të Çashkës vjen në frymën e unitetit, respektit dhe solidaritetit që simbolizon festa e Fitër Bajramit.



