Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe solidarë, aq më mirë për Kosovën

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët festën e Fitër Bajrami, duke theksuar që të ketë solidaritet.

Haradinaj në Bashkësia Islame e Kosovës tha se sa më bashkë e solidarë, më mirë për popullin e Kosovës.

“Gëzuar festa me përkushtim, si e ka karakterizuar edhe muaji i shenjtë i Ramazanit. Me unitet që të jemi bashkë dhe solidaritet që t’i gjindemi njëri-tjetrit, sa më bashkë, sa më solidarë është mirë për të gjithë ne”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit