“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Hoxhë Ensar Sinani ka kritikuar prindërit shqiptarë për mënyrën se si po zgjedhin emrat e fëmijëve të tyre. Ai tha se me “shumë keqardhje” po vëren një trend në rritje të vendosjes së emrave të huaj ose emrave që, sipas tij, nuk kanë kuptim të mirë.

Sipas tij, emri nuk është vetëm çështje mode, por lidhet me identitetin dhe traditën e një populli. Ai theksoi se shumë prindër zgjedhin emra modernë pa e ditur kuptimin e tyre, ndërsa sipas tij është e rëndësishme që emrat të kenë domethënie dhe vlera.

 

Hoxha u bëri thirrje prindërve që të kthehen te emrat shqiptarë ose emrat me kuptim të mirë, duke mos ndjekur verbërisht trendet e huaja. Ai shtoi se nuk është turp të kesh një emër shqiptar ose mysliman, por problem është kur prindërit nuk e dinë kuptimin e emrit që ia vendosin fëmijës.

 

Në diskutimet e fundit shpesh është përmendur edhe fakti se në vitet e fundit shumë prindër po zgjedhin emra të shkurtër dhe ndërkombëtarë, duke ndikuar në ndryshimin e traditës së emërtimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit