Të ardhurat nga shërbimet në 2025: rritje 0.6%, udhëheqin veprimtaritë profesionale dhe administrative

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave, të ardhurat nga shitja e shërbimeve u rritën për 0.3% në tremujorin e katërt të 2025 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Nga të dhënat e tremujorit të katërt, rritjet më të mëdha u shënuan në sektorin e Veprimtarive profesionale, shkencore dhe teknike me 3.8%, si dhe në sektorin e Veprimtarive administrative dhe shërbimeve mbështetëse me 3.4%.

Në nivel vjetor, të ardhurat nga shërbimet për 2025 u rritën për 0.6% krahasuar me 2024. Në sektorin e Veprimtarive administrative dhe shërbimeve mbështetëse, rritja vjetore arriti 4.8%, ndërsa sektorët e tjerë me rritje ishin: Objektet për akomodim dhe shërbime ushqimore me 3.8%, Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 2.5%, dhe Veprimtaritë lidhur me pronën e paluajtshme me 1.7%.

Nga ana tjetër, u shënuan ulje në disa sektorë: Informacion dhe komunikim me 1.5%, Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 1.3%, dhe Transporti dhe magazinimi me 0.4%.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit