Kompania ajrore Emirates tha se operacionet e kufizuara kanë rifilluar pas ndërprerjes disa orëshe dhe disa fluturime u anuluan.
Një dron goditi një rezervuar karburanti në aeroport të hënën në mëngjes, duke shkaktuar zjarr dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve.
Më herët në mëngjes Emirates njoftoi se të gjitha fluturimet e saj drejt aeroportit të Dubai-t “mbeten të pezulluara deri në njoftim të mëtejshëm”. Kompania theksoi se po punon me autoritetet për rifillimin e operacioneve sa më shpejt të jetë e mundur dhe i kërkoi udhëtarëve të mos udhëtojnë drejt aeroportit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është aeroporti më i ngarkuar në botë për udhëtimet ndërkombëtare dhe një nyje kyçe për shumë fluturime që lidhin Lindjen me Perëndimin.



