Kosova dhe BE dakordësohen për lehtësime mbi ligjin për të huajt, Kurti flet për masat ndaj serbëve

Një ditë para nisjes së zbatimit të Ligjit për të huajt dhe atij për automjetet, Kosova ka arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian për disa masa shtesë përmbajtësore, sidomos për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe të personave me leje qëndrimi të përkohshme.

Ky informacion u bë i ditur pas një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Kryeministri Kurti theksoi se zbatimi i ligjit do të jetë në dobi të qytetarëve të prekur, por gjithashtu do të eliminojë strukturat ilegale në vend.

“Nga zbatimi i këtij ligji do të preken edhe qytetarët që vijnë dhe qëndrojnë në Kosovë nga Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe qytete të tjera të Serbisë. Disa janë të angazhuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në sistemin ilegal paralel të financuar nga Serbia. Nuk është në interes të Kosovës që zbatimi i ligjit për të huajt dhe veturat të pengojë shërbimet bazike për qytetarët. Nuk mund të ketë mekanizma ilegalë që financohen nga një shtet që nuk e njeh Republikën e Kosovës. Ky legalizim do të përkthehet në zbatimin e plotë të ligjit në të gjithë Kosovën dhe do të sigurojë më shumë cilësi dhe siguri për qytetarët që konsumojnë të njëjtat shërbime”, tha Kurti.

Ndërsa Sorensen mirëpriti dakordimin me qeverinë e Kosovës për disa lehtësime, sidomos për serbët dhe personat me qëndrim të përkohshëm në Kosovë.

“Ne konsiderojmë se prioriteti kyç i Qeverisë së Kosovës është t’u sigurojë leje punëtorëve dhe studentëve për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, në mënyrë që të mos pengohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore. Duhet të sigurohet vazhdimësia e shërbimeve dhe për këtë duhet të lejohet njohja e letërnjoftimeve deri në vitin 2026. Në të njëjtën kohë, qeveria duhet t’i regjistrojë individët në përputhje me ligjin e Kosovës dhe me statusin e tyre civil”, tha Peter Sorensen, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi.

Kryeministri Kurti sqaroi gjithashtu se zbatimi i këtyre ligjeve nuk paraqet rrezik për qytetarët e Kosovës, por përfitime konkrete.

“Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me listën e stafit akademik dhe shëndetësor të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, të cilat do të shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Mospërputhjet eventuale do të verifikohen nga autoritetet përkatëse. E njëjta gjë vlen edhe për studentët e huaj, të cilëve pas aplikimit do t’u lëshohet leje qëndrimi për 12 muaj, me mundësi vazhdimi në rast të vazhdimit të studimeve. Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit, në koordinim të përhershëm me përfaqësuesin e BE-së dhe ofruesit e shërbimeve, do të përcaktojnë afatet optimale për inkorporimin dhe licencimin e institucioneve dhe stafit. Kosova do të hapë një dritare tre-mujore për qytetarët serbë që të regjistrojnë faktet civile, të regjistruara nga strukturat ilegale deri më 15 mars 2026, duke lejuar përdorimin e ID-ve të lëshuara nga këto struktura si mjet identifikimi”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Zbatimi i ligjeve nis më 15 mars dhe është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropia

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit